Ballina Top Lajm Rrëfimi prekës i gruas: Kam humbur 3 familjarë nga Covid (VIDEO)

Rrëfimi prekës i gruas: Kam humbur 3 familjarë nga Covid (VIDEO)

Nga Ema Shazivari

Kjo është Mado, nga qyteti i Elbasanit. Gruaja humbi bashkëshortin e saj 70-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” tre javë më parë.

Sot ka ardhur të marrë nga spitali sendet personale të burrit që ndërroi jetë.

Dhimbja është e madhe. Deri tani ka humbur tre familjare nga Covid. Por e brengos fakti që bashkëshorti u infektua në QSUT kur ishte shtruar për problemet kardiake.

“Do të t’i sjell certifikatat të gjitha. Ka dalë me Covid nga kardiologjia. Nuk kishte as temperaturë”, thotë ajo.

Ky spital i mori njeriun e dashur brenda 6 ditësh, ndaj me tronditje i kthen shpinën.

Por tek rrethimi i Sanatoriumit presin të tjerë familjarë, me sytë nga ndërtesa ku kanë të dashurit e tyre të sëmurë dhe me shpresën se do t’i marrin shëndoshë e mirë e prej aty.

Edhe me hapjen e Covid-4, te “Shefqet Ndroqi” vazhduan autoambulancat në pritje me pacientë brenda tyre.

Pavarësish se është hapur spitali Covid 4, atje gjatë paradites nuk ka pasur urgjenca apo shtrime. Ndërsa në spitalin Infektiv nuk ka ndryshim nga ditët e tjera. /abcnews.al