Sot në orët e mëngjesit është ndarë nga jeta profesor Nijazi Etemi.
Këtë e ka bërë të ditur djali i tij në rrjetin social facebook.
“Me hidhërim të thellë ju njoftoj se sot në orët e mëngjesit u nda nga jeta babai im,gjyshi dhe veterani i arsimit Prof. Nijazi Etemi.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas namazit të iqindis,sipas protokoleve!
U prefsh në paqe babi!!!”, ka shkruar Polen Etemi.
Një njoftim ka bërë edhe Gjimnazi i Tetovës:
Lajm pikëllues
Sot,më datë 02.XII.2020 ndërroi jetë profesori në pension Nijazi Etemi.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet pas namazit të iqindisë.
Kolektivi i gjimnazit të Tetovës i shprehë ngushëllime familjes,kolegëve,shokëve dhe miqve të tij!
Prehu në paqë profesor i nderuar!, – thuhet në njoftimin e Gjimnazi Kiril Pejcinovic – Tetovë
Fatkeqësisht jetojmë në një kohë kur njerëzit rreth nesh ikin me shpejtësi dhe ne nuk kemi mundësi t’ua themi edhe lamtumirën e fundit. Sot poashtu morra lajmin për largimin nga kjo botë të veteranit të arsimit z. Nijazi Etemi.
Ai punoi për shumë dekada në gjimnazin e Tetovës, si profesor i lëndës së matematikës. Të jesh mësimdhënës është një mision i shenjtë, i çmuar dhe i shtrenjtë. Ata janë gjithmonë të vlerësuar dhe të respektuar në shoqëri, dhe i tillë do të mbetet edhe kujtimi për jetën dhe veprën e profesorit Nijazi Etemi.
Familjes dhe miqve iu shpreh ngushëllimet e mia për këtë humbje të madhe!
Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë!
Qofsh i Parajsës i nderuar profesor! (Teuta Arifi)