Ballina Kronika Ndërron jetë Salajdin Qazimi, i njohur si Xhixha Haxhicë

Ndërron jetë Salajdin Qazimi, i njohur si Xhixha Haxhicë

Lamtumire e Zoti te meshirofte, kolegu im i dashur Sulltan Salajdin Qazimi, sa gezoheshe kur të thirrnim Sulltan Salajdin!
U FLET RADIO TETOVA DHE XHIXHA HAXHICË

Ishte kohë e errët mediatike, kulturore e artistike, kētë errësirë tetovare e ndriçonte jehona e një zërit tē bukur radiofonik: “Ju flet radio Tetova”, ky zë kumbues që shpërdahej e jehonte në tërë territorin e Tetovës, Gostivarit dhe fshatrave rrethepërqark Pollogut ishte i Salajdin Qazimit. Nuk e di se kush para ka kumbuar shqip: “Ju flet radio Tetova”, përveç Salajdin Qazimit. Sa dasma janë bërë në atë kohë, sa urime fejesash, martesash e synetesh dilnin nga zëri yt radiofonik, sa këngë të bukura shqipe këndoheshin nga Radio Tetova, nën udhëheqjen e Salajdin Qazimit.

Se ke patur lehtë, i nderuari Salajdin Qazimi, ishin kohë të këqija komuniste sllave, e ju, pikërishtë, në këto kohëra keni vepruar me mjaft mençuri e zgjuarësi si redaktor i përgjithshëm i emisioneve politike, kulturore, artistike e humoristike shqiptare. Zëri juaj shqip “Ju flet radio Tetova”, ishte e vetmja dritë shqiptare që rrezatonte në dhomat e vogla të shtëpive modeste tetovare. Profesori vyer Salajdin, edhe pse moshatarët tuaj më të hershëm dhe moshatarët e mi më të vonshëm mundohen që ta harrojnë veprimtarinë tuaj mediatike, kulturore e humoristike, ta mohojnë e nënçmojnë, por jo mik, nuk i lejojmë ne, ja, ua përkujtojmë se dikur moti ishte Salajdin Qazimi, redaktor i parë i të gjitha emisioneve shqiptare të Radio Tetovës, mik i dashur, ish-kolegu im i punës!

Kush ishte ai që lexonte shqip lajmet në Radio Tetovën e atëhershme?, Salajdin Qazimi. Kush ishte ai që gjatë viteve 1970-1980, lexonte shqip urimet nē Radio Tetovën e atëhershme, qytetarët e qytetaret e Pollogut që nga ora 13 deri në 15 lenin punët e shtëpive e të arave për të dëgjuar urimet dhe këngët lëshuara nga Radio Tetova e Salajdin Qazimit.

Qytetarë të nderuar tetovarë, ju kujtohet emisioni humoristik i Radio Tetovës: “Xhixha Haxhicë”?, kush ishte ai që luante rolin e gruas Xhixha Haxhicë, me zërin e një gruaje plakë thumbonte, përqeshte, ironizonte veset e këqija njerëzore, ai ishte Salajdin Qazimi. Ora 13-të e së shtunes ishte festë për tërë Pollogun, burra, gra, të ri e të reja vesh e mendje ishin të kthyer kah Radio Tetova, për ta dëgjuar Xhixhën Haxhicë, gratë e Pollogut duke ndëgjuar Xhixhën Haxhicë aq humbeshin sa që harronin gjellërat e tyre pa ujë e digjeshin.

Salajdin Qazimi, ishte dhe themelues e redaktor i gazetës së atëhershme “Pollogu”, shtypur në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe turqisht.
Salajdin Qazimi, ishte dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Tetovës “Qiril Pejqinoviq”.

Salajdin Qazimi është 71 vjeçar, poet, prozatori parë i hor*rorit dhe kri*minalistikës, për fat të keq modestia e tij e bën që mos ta përmend kush, por jo, nuk e harrojmë, kolegun e respektuar Salajdin Qazimin!
S. Mehazi

@tn.lajmelokale
@tetovanews