Ballina Top Lajm Filantropisti i njohur Xhim Xhema humbet vëllanë Ramadan Xhema

Filantropisti i njohur Xhim Xhema humbet vëllanë Ramadan Xhema

Dr. Ramadan Xhema, lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës.

NEW YORK : Lajmin e bëri të ditur, Naim Deduashaj, një mik i ngushtë dhe shumë i afërt me Xhim Xhemën, i cili shkruan në llogarinë e tij, në Facebook, se sot mbylli sytë përgjithëmonë Dr.Ramadan Xhema, atdhetar e aktivisti i palodhshëm i çështjes mbarëkombëtare dhe lobues i madh i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara , vëllau i madh i Lobuesit ma të madh të çështjes Shqiptare në Washington D.C., filantropistit dhe veprimtarit të njohur Xhim “Jimmy” Xhema .

Dedushaj, njëherështi në emër të Rrjetit Global te Bizneseve të Diasporës Shqiptare, i shpreh ngushëllime ma të thella familjes Xhema dhe vëllaut të tij Xhim Xhema – U prehët në Paqe i paharruar kujtimi i tij!

Dr. Ramadan Xhema, lindi më 17 dhjetor të vitit 1936 në Tupallë, komuna e Medvegjës.

Familja e tij gjegjësisht babai Abaz Jusuf Vranoci ishte shpërngulur nga fshati Vranoc i Lebanës në Tupallë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Medvegjë Ndërsa regjistroi gjimnazin në Prishtinë në vitin 1951. Pas pak kohe u transferua në Normalen e Gjakovës. Nga Normalja kaloi në gjimnaz me qëllim të regjistrimit në fakultetin e mjekësisë.Pasi punoi si mësues në Prishtinë regjistroi mjekësinë në Rijekë të Kroacisë. Aktivitetin kombetar e filloi qysh i ri. Si student i vitit të dytë burgoset nga organet e policisë. I lidhur në pranga të policisë gjate rrugës për në Leskoc kërcen nga treni dhe kështu u ik policisë. Pas fshehjes së gjatë prap bjen në duart e policisë dhe burgoset në Sllavonski Brod. Mirepo fatmiresisht pas gjykimit në Leskoc lirohet si i pafajshëm. Akuza kunder tij ishte “Aktivist i Shqipërise se Madhe”.

Në vitin 1980 së bashku me motren e tij arrijnë në SHBA , e atje e kishte vëllanë Xhim Jim xhema dhe axhën Hajdar dr. kirurg. Pas arritjes në SHBA vazhdon aktivitetin kombëtar se bashku me te vellane Xhim Xhema, i cili eshte nje biznismen i suksesshem ne Amerike. Se bashku i kane kontribuar ceshtjes shqiptare dhe vazhdojne te kontribojne. Kane pasur ndikim te madh ne formimin e historise se Kosoves. Profesionin e tij si mjek nuk e ushtroi asnjehere, meqenese pasioni i tij ishte kontribimi per popullin e tij. Jo shume kohe me pare Ramadan Xhema ka botuar edhe nje liber ku shkruan per gjithe aktivitetin e tij atdhedashes te ushtruar gjate gjithe jetes se tij, te shoqeruara me disa fotografi ku paraqiten takimet e tij me presidentet e shume shteteve dhe njerez te tjere te rendesishem, duke biseduar per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves.


Ai nuk ka qene i martuar ndonjehere por e gjithe jeta e tij ka qene Kosova dhe te gjithe shqiptaret jane familja e tij./Beqir Sina/