Ballina Shëndeti Koronavirusi Përhapja e pandemisë, Uellsi mbyll sërish shkollat

Përhapja e pandemisë, Uellsi mbyll sërish shkollat

Vende të ndryshme të Europës kanë nisur rikthimin e disa masave shtrënguese për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus dhe për të shmangur rrezikun për mbingarkesën në spitale.

Autoritetet e Uellsit, së fundmi kanë vendosur që nga kjo javë të mbyllin shkollat e mesme dhe kolegjet, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

Ministrja e Arsimit, Kirsty Williams bëri me dije se ky vendim erdhi pas konsultimeve me ekspertët e shëndetit publik të cilët raportuan për një përkeqësim të situatës në vend.

Kështu që nga dita e hënë i gjithë procesi mësimor në Uells do të kalojë online.