Ka ndërruar jetë nga COVID-19 veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, teksa falënderoi të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësorë për përkujdesje.
“Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar. Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë”.
Njoftimi i plotë i Haxhiut:
U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im.
Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar.
Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë.
I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!