Presidenti i Turqisë ka njoftuar një bllokim katër-ditor që do të fillojë në prag të Vitit të Ri për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Duke folur pas një takimi të kabinetit të hënën, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se ndalimi i lëvizjes do të fillojë mbrëmjen e 31 dhjetorit deri në mëngjesin e 4 janarit.
Qeveria këtë muaj rivendosi bllokimet e fundjavës si dhe ndalimin e lëvizjes gjatë natës për shkak të një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve. Ajo ka shmangur një bllokim të plotë që nga fillimi i pandemisë për të mbajtur në funksion ekonominë e vendit. Erdogan gjithashtu njoftoi disa mbështetje financiare për bizneset dhe premtoi të vazhdojë zbritjet për taksat e vlerës së shtuar.
Statistikat e ministrisë së shëndetësisë të së hënës treguan një rekord prej 229 vdekjesh të reja ditore të konfirmuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 16,646. Mesatarja 7-ditore e infeksioneve të konfirmuara kalon mbi 30,000, duke e bërë Turqinë një nga kombet më të goditura në botë. (Euronews)