Ballina Top Lajm Enver Idrizi po ndërton bustin e Skëderbeut në Nish të Serbisë, serbët...

Enver Idrizi po ndërton bustin e Skëderbeut në Nish të Serbisë, serbët thonë: “Provokacja”

E ka titulluar “provokacja”, Sputnik një shkrim ku kampioni shqiptar i karatesë Enver Idrizi është angazhuar që të financojë ndërtimin e një disa monumenteve të Heroit Kombëtar të shqiptarëve në qytetet e Luginës së Preshevës por edhe në Nish.

Duke ju referuar monumentit të Skënderbeut në Gjenevë, të cilën e ka vizituar Idrizi, Sputnik thekson se “Janë 20,000 shqiptarë këtu në Gjenevë, mbi 300,000 në Zvicër, nëse kemi një monument në Gjenevë, pse nuk duhet të kemi një monument në qytetet shqiptare si Medvegja dhe Nishi? Unë do të financoja ngritjen e një monumenti, të gjithë duhet t’i kushtojnë vëmendje virtyteve të shqiptarëve, Skënderbeu çliroi popujt e tjerë në Ballkan”, tha Idrizi. Portali rus i është referuar një shkrimi të gazetës zvicerane në gjuhën shqipe, “Le Canton27.ch”, e cila ka shkruar për çështjen.

Shqiptari i lindur në Maqedoni ka qenë gjithashtu anëtar i ekipit kombëtar të Kroacisë dhe fitoi medaljen e parë të Kroacisë si shtet i pavarur.

“Më dhanë mundësinë të përfaqësoja flamurin kroat, unë e përfaqësova atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi shumë të përbashkëta. “Faleminderit Kroacisë, por unë jam shqiptar dhe nuk mund të them se jam një kroat,” deklaroi Idrizi më herët.

Përveç kësaj, ai postoi foto në mediat sociale në përkrahje të Ushtri Çlirimtare të Kosovës./GazetaShqip