Nga Michael D’Antonio, CNN
Donald Trump humbi. Njerëzit më të arsyeshëm përreth tij – përfshirë vajzën e tij po kërkojnë vende të reja për të jetuar dhe për të punuar dhe të marrin vetën nga e gjithë situata e krijuar. Të tjerët po këmbëngulin se nuk kanë humbur zgjedhjet së bashkë me Trump.
Një avokat nga ana tjetër ka këshilluar të rifillojnë seancat gjyqësore, duke çuar kështu rezultatin e zgjedhjeve në gjykata – përsëri. Një gjeneral në pension ka thënë nxirrni ushtrinë. Ka ulërima dhe akuza. Trump ndërkohë ka emëruar një këshill të veçantë për të hetuar humbjen e tij prej 7 milion votash.
Pas viteve të teorive të konspiracionit, gënjeshtrave dhe zemërimit, presidenti duket se do ta kthejë Zyrën Ovale në një vend për skenat e fundit të një drame Biblike – dhe më konkretisht, përrallën e luftëtarit izraelit Samson, i cili deklaroi “Më lini të vdes me Filistejtë!” dhe në përmbysjen e tempullit, vdiq së bashku me armiqtë e tij.
Edhe pse i lindur dhe i zhytur në luks, Trump ka treguar se e sheh jetën e tij si luftë për mbijetesë. Ata që refuzojnë t’i japin atë që ai dëshiron – guvernatorët, ligjvënësit, gazetarët etj. – bëhen armiq të tij.
Presidenti duket se po e kthen Shtëpinë e Bardhë në një tempull të paranojës.
Shtëpia e Bardhë ka qenë shtëpia e disa prej udhëheqësve më të mëdhenj të kohërave moderne. Zyra Ovale është vendi ku presidentët kanë punuar për të shërbyer dhe shpëtuar sindikatën. Nëse ndonjë seancë e Zyrës Ovale ka shënuar një devijim nga norma, konferenca e së premtes të Trump me avokaten Sydney Powell dhe gjeneralin në pension Mike Flynn duhet të jetë parësore, e njejtë me kohën kur Richard Nixon dhe Elvis biseduan me Beatles dhe presidenti i dha Presley një simbol i FBI-së.
Në takimin e së premtes të Trump, avokatja Sydney Powell, dikur pjesë e kuadrit ligjor që nuk arriti të përmbyste zgjedhjet pavarësisht dhjetëra sfidave gjyqësore, erdhi së bashku me klientin e saj Mike Flynn. Një gjeneral në pension që u deklarua fajtor për gënjeshtra ndaj FBI-së, Flynn u fal nga presidenti muajin e kaluar.
Ndoshta është për shkak të mirënjohjes për faljen që mori nga Trump që Flynn ka folur në lidhje me Trump duke thënë se ka pasur manipulime në zgjedhje por kurrë nuk janë zbuluar prova të këtij mashtrimi.
New York Times gjithashtu raportoi se Trump përdori fjalimin e Powell për të rifilluar një fushatë ligjore duke pohuar se ekzisiton një mashtrim zgjedhor pavarësisht nga fakti se më shumë se 50 seanca gjyqësore janë refuzuar nga gjykatësit. Edhe aleatët e presidentit në Fox News, nën presion, kanë hedhur poshtë publikisht një nga akuzat më serioze të mashtrimit zgjedhor të cilat ata vetë promovuan.
Sidoqoftë, ishte Powell, ajo që deklaroi se zgjedhjet ishin të manipuluara. Presidenti Trump pyeti nëse Powell mund të merrte një certifikatë sigurie për ta ndihmuar atë në përpjekjen e saj për të përmbysur zgjedhjet përmes gjykatave.
Fiksimi i Trump për të nisur seanca gjyqësore, edhe kur Kolegji Zgjedhor pohoi fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden javën e kaluar, përputhet me një brez gjyqësor që ai ka treguar për dekada. Siç vuri në dukje USA Today në 2016, biznesmeni Trump përdori procese gjyqësore për të shpëtuar nga dështimet e bizneseve të tij. Kur gazeta shqyrtoi të dhënat e tij, ata gjetën më shumë se 3,500 raste. Veçanërisht, ai ishte paditësi – ai që nisi luftërat ligjore në shumicën e rasteve.
Këshilltari Pat A. Cipollone dhe Shefi i Shtabit Mark Meadows ishin ndër ata që kundërshtuan Powell. Powell dhe Flynn akuzuan të tjerët se kishin braktisur Trump, sipas CNN dhe takimi u ndërpre për shkak të tensioneve të shumta.
Është disi qetësues fakti se disa njerëz rreth tij do të ndërhyjnë para se ai të rrëzojë tempullin, por është e frikshme të konsiderosh se Trump mund të ketë gatishmërinë e Samson për të marrë gjithçka mbi vete në mënyrë që të shkatërrojë armiqtë e tij.
Midis shumë ndryshimeve midis Trump dhe Samson është fakti se Bibla tregon se armiqtë e Samson ishin të vërtetë. Ndërsa Trump ka shumë armiq të vërtetë, por në rastin e manipulimit të zgjedhjeve, ata janë imagjinarë.
Gjithashtu, Samson nuk i lëndoi bashkatdhetarët e tij në aktin e tij të shkatërrimit. Trump është gati të shkatërrojë shumicën e votuesve, të cilët megjithëse zgjodhën Biden, janë midis atyre që e zgjodhën atë dikur si president. Trump nuk është Samson. Amerika nuk është një tempull filistin. Fatmirësisht ka ende njerëz rreth presidentit që i rezistojnë dramës qesharake që ai ka krijuar. Përktheu Sonila Backa/abc