Gjermania ka regjistruar rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se e infektuara është një grua që ka udhëtuar nga Londra drejt Frankfurtit më 20 dhjetor. Autoritetet njoftuan se një mostër e testit të saj u dërgua për analiza më të specializuara.
Varianti i ri i koronavirusit u shfaq për herë të parë në muajin shtator në Britani. Deri më tani ai është shpërndarë në disa vende si Italië, Danimarkë, Holandë, Australi.
Ekspertët britanikë thonë se varianti i ri i koronavirusit është deri në 70% më infektues, ndërsa disa vende kanë mbyllur kufijtë e tyre për njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe.
Një ndër këto vende është dhe Gjermania, e cila ka zgjatur pezullimin për udhëtimet me Britaninë e Madhe deri në 6 janar.