Një lajm i trishtë ka ardhur nga qyteti i Elbasanit, ku është shënuar një tjetër viktimë nga COVID-19.
Koronavirusi i ka marrë jetën biznesmenit Edi Kapedani. Ai është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare, 3 javë pasi ishte prekur nga Covid-19.
Mësohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë ditëve të fundit, dhe me gjithë përpjekjen e mjekëve nuk ia doli ta fitojë betejën me virusin.
I ndjeri ishte një biznesmen i njohur në Elbasan, në sektorin e ndërtimeve, më së shumti në atë të hidrocentraleve.