Ballina Aktualitet Taravari: Qeveria po mbron pasuritë e njerëzve të Putinit (VIDEO)

Taravari: Qeveria po mbron pasuritë e njerëzve të Putinit (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrin e punëve të jashtme, Bujar Osmani, se nuk janë rreshtuar krah Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Arben Taravari tha se që kur Zoran Zaev u bë Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Këshilli i BE-së ka marrë 21 vendime për të vazhduar dhe zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa qeveritë Zaev I dhe Zaev II, siç sqaroi Taravari, plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë.

Arben Taravari

“Ky është një trend shumë shqetësues! Në njërën anë kemi Shqipërinë dhe Malin e Zi, plotësisht të rreshtuar me BE. Ndërsa, në anën tjetër kemi Maqedoninë e Veriut të Zoran Zaevit dhe Serbinë e Vuçiçit, që refuzojnë sanksionet evropiane kundër Rusisë. Por, ajo që në këtë rast na shqetëson edhe më shumë, është fakti se Ministria e Jashtme udhëhiqet nga një shqiptar, i cili po na vë në anën e Vuçiçit, Dodikut dhe të Putinit. Më 10 shtator 2020 dhe më 1 tetor 2020, Këshilli i BE vazhdoi dhe zgjeroi sanksionet kundër Rusisë, dhe Bujar Osmani si Ministri i ri i Punëve të Jashtme në kabinetin Zaev II, nuk është rreshtuar me vendet e BE”

Taravari tha se Bujar Osmani, i cili akuzon të tjerët se janë dora e zgajtur e Kremlinit, me sukses po zbaton politikën e jashtme pro-ruse të Dimitrovit, që kur e ka marrë detyrën.

Arben Taravari

“A është kjo për shkak se qeveria po mbron pasuritë e njerëzve të Putinit dhe lirinë e tyre të lëvizjes? Apo është për të mbrojtur interesat ekonomike ruse në Maqedoninë e Veriut?

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kërkon nga Bujar Osmani të përgjigjet në këto pyetje para qytetarëve dhe të harmonizojë menjëherë politikën e jashtme të vendit me atë të BE-së, për të gjitha çështjet ku kërkohet një gjë e tillë. BE nuk është lavatriçe për politikanë të korruptuar që mbështesin Putinin dhe agresionin Rus, ndërsa kërkojnë integrim në BE”

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se Maqedonia e Veriut duhet të sillet si një vend kandidat, e jo si të ishte ndonjë republikë ish-sovjetike, sepse këtë gjë e presin qytetarët dhe e imponojnë edhe detyrimet tona ligjore ndaj BE-së.

Arben Zeqiri /SHENJA/

https://youtu.be/KARmgv-KzqE

@tn.lajmelokale
@tetovanews