Aplikacioni i videokonferencave “Zoom”, që është rritur në mënyrë eksponenciale falë pandemisë, që e ka bërë të domosdoshme punën dhe mësimin në distancë, synon të sfidojë gjigantët e teknologjisë “Google” dhe “Microsoft”.
Kompania, vlera e aksioneve të së cilës po rritet me më shumë se 500 % këtë vit, është e gatshme të zgjerojë bizneset e saj.
Sipas faqes në internet “The Information”, përveç videokonferencave, pritet që “Zoom” të paraqitet edhe me një shërbim e-mail, që është në zhvillim e sipër dhe mund të testohet në 2021, si edhe me një aplikacion kalendarik, të tilla si “Google Calendar” ose “Microsoft Calendar”.