Nga Harry Clarke-Ezzidio, CNN
Jeta nuk ishte e lehtë për Patrician, madje edhe para periudhës së pandemisë. Ajo kishte probleme me shëndetin mendor pas një marrëdhënie abuzive, dhe pas kësaj u zhvendos së bashku me fëmijët e saj në një apartament në Londrën lindore pa asgjë tjetër përveç rrobave në trup.
Për vitet e kaluara, Patricia punoi si bariste, por situata e saj u përkeqësua pasi shpërtheu kriza e COVID-19 dhe Mbretëria e Bashkuar hyri në bllokim.
Ndërsa shumë biznese u mbyllën dhe vendi kaloi në krizë ekonomike, ajo e gjeti veten duke iu drejtuar një banke ushqimore për të siguruar ushqimin e familjes së saj.
“Ju ndiheni sikur po e kaloni çdo gjë vetë me fëmijët tuaj dhe është e vështirë t’i shpjegoni atyre me çfarë po përballeni në kohën kur ata thjesht duan të hanë – ata nuk e kuptojnë varfërinë”, tha Patricia.
Si shumë të tjerë në lagjen lindore të Londrës, Tower Hamlets – një nga zonat më të privuara në kryeqytetin britanik – Patricia iu drejtua fondacionit të parë.
Organizata– e cila u siguron ushqim familjeve në nevojë përveç shërbimeve të tjera, të cilat përfshijnë strehimin dhe ndihmën ligjore, tha se pa një rritje prej 925 për qind të kërkesave gjatë fazave të hershme të pandemisë.
“Kur nisi pandemia, ndryshoj edhe loja për ne”, tha Denise Bentley, themeluese e fondacionit.
Një luftë e vazhdueshme
Pandemia ka thelluar edhe më tepër ndarjen midis shtresave sociale. Në korrik, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se koronavirusi kishte “hedhur poshtë ” rreziqe dhe pabarazi të njohura për dekada, dhe paralajmëroi se “rajone të tëra që po bënin përparim në çrrënjosjen e varfërisë dhe ngushtimin e pabarazisë u është dashur vite të arrijnë këtu ku janë sot”.
Por edhe në Europë – shtëpia e disa prej vendeve më të pasura dhe rrjetet më bujare të sigurisë sociale, shqetësimet rreth urisë dhe privimit ekzistonin shumë përpara krizës së COVID-19.
Në vitin 2019, një raport nga Eurostat vlerësoi se kishte 92.4 milion njerëz në Bashkimin Europian që rrezikoheshin nga uria ose përjashtimi social, ekuivalent me 21.1 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Një raport tjetër i Eurostat nga 2018 zbuloi se 33.4 milionë europianë nuk ishin në gjendje të paguanin një vakt me mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo të dytën ditë – duke theksuar shkallën e dukshme të problemit në të gjithë Europën.
Dhe kur pandemia preku botën, gjërat u përkeqësuan edhe më shumë.
Gjithnjë e më shumë njerëz në qytetet më të mëdha të Europës u mbështeten në bankat e ushqimit për ndihmë – duke rritur kërkesën për një rrjet tashmë të mbingarkuar të organizatave kryesisht vullnetare.
Trussell Trust, rrjeti më i madh i bankave ushqimore në Britani, tha se ata përjetuan një rritje prej 47 për qind të nevojave gjatë fazave të hershme të pandemisë dhe për herë të parë në historinë e saj 70-vjeçare, UNICEF njoftoi se do të ushqente fëmijë të uritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Më gjerësisht, Federata Europiane e Bankave të Ushqimit (FEBA) raportoi një rritje të kërkesës për ushqim me rreth 30 për qind në të gjithë rrjetin e tyre europian prej 430 bankash ushqimore – me një diapazon prej 6 për qind në 90 për qind në vende të ndryshme – duke e krahasuar me situatën para-COVID.
Zhak Vandenschrik, president i FEBA-së, thotë se megjithëse kombet e BE-së shpesh shihen si standardi i artë për programet e mirëqenies, bankat e ushqimit duhet të plotësojnë boshllëqet e lëna nga qeveritë individuale – duke përfshirë kombet më të vogla nën regjimet autoritare.
“Ne bëjmë një punë që në një vend komunist ose socialist nuk ekzistonte, sepse nuk kishte nevojë për një bankë ushqimore, sepse shteti siguronte gjithçka”, tha Vandenschrik.
“Për të arritur këtë, ne duhet të rishikojmë të gjithë sistemin, të gjithë sistemin e prodhimit të ushqimit, zakonet tona të ushqimit dhe të përmirësojmë mënyrën e shpërndarjes së ushqimit”, pohoi ai.
Varfëria e Ushqimit
Realiteti i zymtë është se shumë njerëz në të gjithë Europën nuk kanë pasur mungesa ushqimore dhe vetëm një pjesë e tyre kanë vuajtur nga kjo gjë.
“Mund t’i ndodhë çdokujt”, tha Patrice Blanc, presidente e bankës ushqimore franceze, Restos du Cœur.
Blanc tha se një “valë” urie e shkaktuar nga pandemia çoi në një rritje prej 40 për qind të kërkesës së bankës ushqimore në të gjithë Francën. Periferitë veriore të Parisit janë prekur veçanërisht, tha Blanc, me qindra njerëz në radhë në cepat e bankave të ushqimit çdo ditë.
“Nuk janë ata që duhet të turpërohen, por shoqëria duhet të turpërohet”, tha Blanc, duke shtuar se stigmat shoqërore rreth përdorimit të bankës ushqimore mund të ndalojnë njerëzit të korrin përfitimet e tjera që sjellin.
“Ajo që bankat e ushqimit ofrojnë nuk është vetëm ushqim, ato sigurojnë edhe marrëdhënie shoqërore. Varfëria nuk është vetëm çështje e të ardhurave, është gjithashtu çështje e vetmisë dhe luftës kundër vetmisë”, pohoi ajo.
Është një ndjenjë e përsëritur nga Jochen Brühl, kryetari i Tafel Deutschland, një bankë ushqimore që mbështet mbi 1.6 milion njerëz në Gjermani, ekonomia më e madhe e Europës.
“Shumë nga njerëzit që kërcënohen ose preken nga varfëria gjithashtu kanë në mendje çështjen e vetmisë dhe stresit psikologjik”, tha ai.
“Ne u kemi treguar politikanëve dhe shoqërisë për shumë vite që nuk është detyra e Tafel të eliminojë varfërinë, por është detyra jonë, ose kështu e shohim ne, të mbështesim njerëzit”, pohoi ai.
Bruhl tha se masat më të mira të mirëqenies së bashku me veprimet qeveritare mund të jenë një rrugëdalje për shumë që po luftojnë.
“Një nga detyrat kryesore të politikës dhe shoqërisë duhet të jetë varfëria dhe përmes Covid-19, e gjitha është përqendruar sërish te ajo vatër e nxehtë”, përfundoi ai. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al