Një sukses i diplomacisë, si dhe të asaj amerikane, quhet vendimi i disa orëve më parë që i jep fund një bllokade që po “helmonte” marrëdhëniet e vendeve të Gjirit Persik.
Arabia Saudite dhe Katari do të rihapin sërish kufijtë mes tyre, pas më shumë se një viti ku praktikisht vendi me kryeqytet Doha mbeti pothuajse tërësisht i izoluar.
Në 2017, Arabia Saudite, Bahrejni, Egjipti, dhe Emiratet e Bashkuara, vendosën të pezullojnë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin, që akuzohej si mbështetës i terrorizmit ndërkombëtar, akuzë kjo e mohuar gjithmonë nga Doha dhe lideri i saj, sheiku Al Thani.
Sipas burimeve, marrëveshja midis Riadit dhe Dohës, që mund t’i paraprijë edhe asaj me vendet e tjera, u mundësua nga ndërmjetësimi i Kuvajtit, por sipas edhe vetëpohimit të palëve, veçanërisht “nga mbështetja e presidentit Trump dhe administratës së tij”.
Konkretisht, flitet për një angazhim të fortë nga dhëndri i tij, Jared Kushner, që do të marrë pjesë edhe në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik në Arabinë Saudite, ku për herë të parë në tri vitet e fundit do të marrë pjesë edhe sheiku i Katarit.
Ndoshta, marrëveshja mund të cilësohet si “fitorja” e fundit e presidentit Trump, përpara se të dorëzoi mandatin në duart e Joe Biden.