Gazetarja e Zërit të Amerikës në Uashington, Keida Kostreci në një bisedë me gazetarin Ervin Kukeli në ABC në lidhje me trazirat në Kongresin Amerikan, që u “p u sh t u a” nga protestuesit u shpreh e sigurt se pavarësisht se cfarë po ndodh, në datë 20 janar Joe Biden do të betohet si president i SHBA-së.
“Demokracia ka luajtur atë rolin e vetë dhe nuk e paashikoj dot cfarë procedure mund të ndiqet. Unë di të them që pothuajse 100% Biden do të bëjë betimin në datë 20 janar, se cfarë do të ndodhë mes kësaj kohe, nuk mund të parashikoj. Si do të dalë Trump nga Shtëpia e Bardhë? Këtë nuk e di” tha ajo.