Pas dy javësh i cili ishte infektuar nga COVID-19, mjeku Arjan Harxhi është dërguar ditën e djeshme për kurim në Turqi pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Mjeku Gent Stroni ka dhënë detaje në lidhje mbi gjendjen shëndetësore të mjekut Harxhi.
Sipas tij gjendja e mjekut Harxhi gjatë këtyre dy javësh ka qenë e qetë, por arsyeja që ai u përkeqësua ishte sepse nuk e kishte kaluar pjesën që mjekët e cilësojnë më të rrezikshme dhe më pas u pa që kishte zona të mushkërisë të prekjes së vjetër.
“Një rast i keqësimit të gjendjes pasi kanë kaluar pjesa që ne e cilësojmë më të rrezikshme është dhe mjeku Arjan Harxhi.
Harxhi kishte rreth dy javë që ishte i infektuar dhe ndodhej në gjendje të qetë shëndetësore dhe më pas u pa që kishte zona të mushkërisë të prekjes së vjetër, i cili po merr një mjekim nga fillimi. Ky është një virus i pabesë”, tha mjeku Stroni, për ABC News.