Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden ka komentuar mungesën e Donald Trump në ceremoninë e inagurimit të tij.
Biden e bëri të qartë se nuk do t’i mungojë Trump. Ai e quajti vendimin e Trump për të bojkotuar inaugurimin e tij “një nga pak gjërat që ai dhe unë kemi rënë dakord ndonjëherë”.
“Është një gjë e mirë që ai nuk po shfaqet,” tha sot Joe Biden në një konferencë për media të mbajtur në Wilmington, Delaware.
I pranishëm në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar pritet të jetë zv/presidenti Mike Pence.
Biden tha për Pence: ‘Ai është i mirëpritur. Do të isha i nderuar të isha. ‘
Presidenti i zgjedhur tha se Trump ishte ‘një siklet për vendin’ dhe nëse Trump do ishte në detyrë më gjatë ai do të mbështeste përdorimin e procesit të fajësimit ose përdorimin e amendamentit 25-të për ta hequr atë.
“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në inaugurimin në 20 Janar”, shkroi Trump në Twitter, duke e bërë zyrtare atë që shumë njerëz e kishin paralajmëruar prej kohësh.
Trump do të jetë presidenti i parë në largim që do të thyejë traditën 150-vjeçare në SHBA duke shmangur ceremoninë e inaugurimit të zëvendësuesit të tij.