Ballina Aktualitet Dikur e quante mashtrues, Ramush Haradinaj tregon a ka ndryshuar qëndrim për...

Dikur e quante mashtrues, Ramush Haradinaj tregon a ka ndryshuar qëndrim për Albin Kurtin

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj nuk e mohon mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve me Lëvizjen Vetëvendosje. Por në të kaluarën, shumë herë, Haradinaj e ka quajtur të parin e VV’së, Albin Kurti, mashtrues. Por a ka ndryshuar ky mendim i Haradinajt për të parin e VV’së.

“E them me saktësi se është një shpërputhje bukur e madhe në mes të mënyrës se si sot subjekti politik Vetëvendosje e merr përkrahjen popullore të qytetarëve duke u solidarizu me ata që nuk janë të kënaqur me proceset 20 vjeçare. Një shtresë e popullit është e tillë”, thotë Haradinaj.

“Vetëvetiu rreth 30 për qind e popullit në Kosovë nuk janë të kënaqur me gjendjen në vend, edhe ata që janë të kënaqur, edhe ata kanë kërkesa të reja. Vetëvendosje ju jep shpresa atyre që mendojnë për një arsye të caktuar se qeverisja për ta s’ka qenë e mirë. Ju jep shpresë. Por me rikthy atë shpresë nesër në ndryshim të gjendjes për ta është një proces jashtëzakonisht i zorshëm, i vështirë’, thotë Haradinaj në Rubikon.

“…Unë vet nuk kam shpreh besim në zotin Kurti se kam thënë se ai është mashtrues, dhe kam thënë që do të dalë zhgënjim për qytetarët e vendit, për këtë nuk është se i gëzohem sepse qytetarët meritojnë suksesin dhe vendi meriton suksesin, unë nuk e kam pas një besim të tillë në zotin Kurti, tani nëse kjo që ka ndodhur dje pra është punë pa marrëveshje, flet për mashtrimin që e kam folur dikur”, kishte thënë në të kaluarën Haradinaj.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet e reja parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt dhe ka shpërndarë parlamentin.

Qeveria Hoti u votua më 3 qershor, 2020 me 61 vota, pas rrëzimit të qeverisë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.