Ballina Shëndeti Ja pse duhet të konsumoni vezë çdo ditë

Ja pse duhet të konsumoni vezë çdo ditë

Studimet kanë treguar se veza kontribuon në rritjen e kolesterolit por të dhënat e fundit shkencore e bëjnë atë një superushqim të vlefshëm. Përveç kësaj, shkencëtarët e kanë klasifikuar në kategorinë e “ushqimeve me dendësi të lartë të lëndëve ushqyese”, pasi është e pasur me vitamina, minerale dhe përbërës të tjerë me veti të dobishme.

Një studim i kryer së fundmi, zbuloi se veza ndihmon në shëndetin kardiovaskular duke ulur rrezikun e goditjes në tru. Studiuesit nga Instituti EpidStat në Michigan thanë se konsumi ditor i vezës shoqërohej me një rrezik të reduktuar të goditjes në tru. Të dhënat treguan se një vezë në ditë shoqërohej me një rrezik 12% më të ulët të goditjes në tru. /abcnews.al/