Ballina Argëtim Kuriozitete Ndodh edhe kështu! Ikën energjia elektrike, mjekët kryejnë operacionin me dritën e...

Ndodh edhe kështu! Ikën energjia elektrike, mjekët kryejnë operacionin me dritën e telefonit

Në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është shkëputur energjia elektrike. Mësohet se një pjesë e mjekëve kanë qenë në sallën e operacionit pas këtij episodi, ndërsa kanë vijuar me punën duke ndriçuar sallën me dritën e telefonit.

Ky fakt është bërë i ditur nga ortopedi Sami Delijaj, i cili tha për Express se ndërprerja e dritave ka ndodhur rreth orës 09:30. Ai ka treguar se përkundër ndërprerjes së rrymës, ai bashkë me mjekët e tjerë kanë vazhduar operacionin, i cili ka rezultuar me sukses.

“Unë kam qenë sot në sallë të operimit. Rreth orës 09:30 është ndërprerë energjia elektrike. Ne nuk kemi pas ndonjë problem, e kemi pas nën kontroll gjendjen. Nuk është mirë të ndalet energjia, por ne e kemi kryer operacionin me sukses”, -ka thënë ai.

Ky nuk është rasti i vetëm kur është ndalur energjia elektrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Delijaj ka thënë se raste të tilla kanë pasur edhe raste të tjera, por që nuk kanë qenë të shpeshta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews