Nga Zeqirija Ibrahimi
Të kërkosh Kryeministër e të marrësh Avokat të Popullit është njësoj si të paguash byrek me djathë e të marrësh byrek me gjizë.
Ndërkaq, të kërkosh vota për “Kryeministrin shqiptar” e, pas zgjedhjeve, të mjaftohesh me Avokat të Popullit, ky është mashtrim.
E di se këto operacione duken pak si të ndërlikuara për të mashtruarit, ama mashtruesi – si Doctor Honoris Causa që është – e di saktë se si realizohet ky barazim.