Ballina Top Lajm Shqiptari niset me 40 kg suxhuk në SHBA, por e “t r...

Shqiptari niset me 40 kg suxhuk në SHBA, por e “t r a dh t o n” qeni

Një qen nuhatës i njësisë K9, ka gjetur 40 kilogramë suxhuk të futur  i l e g a l i sh t  në aeroportin ndërkombëtar Newark të New Yorkut, shkruan New York Post.

Qeni nuhatës që konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve Kody, po mbikëqyrte valixhet që vinin nga Kosova kur  a l a r m o i  eprorët e tij për një valixhe të  d y sh i m t ë, dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës.

Me të hapur valixhen, ata gjetën 40 kilogramë suxhuk që me ligjet aktuale në Shtetet e Bashkuara, ndalohet në këtë mënyrë transportimi i tij.

“Duke marrë parasysh  rr e z i k u n  që paraqet mishi këto ditë pandemie, suxhuku mund të  rr e z i k o j ë  shëndetin publik”, ka thënë Troy Miller, drejtor i CBP në New York.

Pasagjeri nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportimit të suxhuk, madje zyrtarëve të aeroportit u kishte thënë se bëhet fjalë “për suxhuk shtëpie”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews