Dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Lajmin e rëndë e ka konfirmuar për mediet, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Gjurkaj tha se personi i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore ndërsa vozitësi ka lëndime të lehta.
“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodhur aksident trafiku me f a t a l i t e t. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke g o d i t u r veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar v d e k j e n e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pesuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe k r y e p r o k u r o r i. Vazhdon shikimi i vendit te ngjarrjes”, tha Gjurkaj.