Ballina Aktualitet Lajme Tërmet 6.4 ballësh në Argjentinë dhe Kili (VIDEO+FOTO)

Tërmet 6.4 ballësh në Argjentinë dhe Kili (VIDEO+FOTO)

Një tërmet i fuqishëm  g o d i t i  rajonin në veriperëndim të Argjentinës, pranë kufirit me Kilin qendror të hënën vonë, duke  t r o n d i t u r  njerëzit në pjesë të të dy vendeve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se lëkundja kishte një madhësi paraprake prej 6.8 ballësh të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte 27.6 kilometra (17 milje) në jugperëndim të qytetit Porcito dhe  g o d i t i  në një thellësi prej 14 kilometrash (gati nëntë milje).
Tërmeti u pasua me një  p a s g o d i t j e  5.0  ballësh rreth një çerek ore më vonë, tha USGS.

https://youtu.be/gHy7Wx84Jc0

Media argjentinase tha se kishte raportime për dëmtime në disa ndërtesa në zonën e Pocitos dhe të paktën disa rrugë ishin mbyllur, por nik kishte indikacione për viktima. Energjia elektrike gjithashtu u ndërpre në disa zona.

https://youtu.be/LhCWZWBzApc

Lëkundjet e forta kishte edhe në kryeqytetin e Kilit, Santiago, i cili është rreth 300 kilometra (186 milje) nga zona e  g o d i t u r  nga tërmeti. Zyrtarët kilianë thanë se nuk kishte raportime për dëme në atë vend./TetovaNews