Në seancën e e saj të 40-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive, miratoi ndryshime në vendimin për orarin e punës të restoranteve dhe objekteve të tjera hotelierike.
Sipas këtyre ndryshimeve, prej nesër (21 janar) restorantet dhe objektet hotelierike do të jenë të hapura deri në ora 21:00. ndërsa pas kësaj ore, të gjitha objektet hotelierike dhe restorantet do të jenë të mbyllura për klientët.
Përjashtim nga ky vendim bëjnë vetëm objektet hotelierike të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe aeroportit Ohrit, si dhe restorantet apo seksionet ushqimore në objektet hotelierike për akomodim në hotele, motele, hostele, konvikte dhe ambiente të tjera akomodimi.
Institucionet hotelierike që përgatisin dhe tregtojnë ushqime, këtë mund ta bëjnë në mënyrë alternative, me porosi online ose me thirrje telefonike dhe të bëjnë shpërndarjen ose të mundësojnë marrjen e porosisë nga klientët përmes një stende ose banaku jashtë objektit hotelierik, duke iu përmbajtur rregullave për /mbrojtje nga Kovid-19./TetovaNews