Ballina Kronika Zjarri kaplon stanin në një fshat shqiptar, bëhen shkrumb e hi 200...

Zjarri kaplon stanin në një fshat shqiptar, bëhen shkrumb e hi 200 dele (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një stan në fshatin Viron të Finiqit dhe për pasojë janë   d j e g u r  200 dele dhe një sasi e bazës ushqimore.

Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë  d j e g u r  rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pas zjarrit të rënë mëngjesin e sotëm në stanin në fshatin Finiq ka folur vetë pronari i ndërtesës. Ruzhdi Allkushi u shpreh se zjarri ishte aksidental dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Ai thotë se zjarri ishte i fuqishëm dhe i vështirë për tu shuar nga zjarrëfikëset.

“Janë të djegura komplet. Kur erdha në mëngjes i gjeta të djegura bagëtinë dhe bazat ushqimore. Kryesore ishte bagëtia. Ishim 5 persona që punonim këtu. Zjarri ishte aksidental, unë nuk kam konflikte me njeri. Këto janë fatkeqësi natyrore. Erdhën të gjithë, kryetarë bashkie, zjarrëfikëset. Është i fuqishëm dhe nuk e shuanin dot, të paktën të shpëtoj objektin, ndërtesën” – tha pronari i stanit Ruzhdi Allkushi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00. Si pasojë janë djegur 200 dele dhe bazë ushqimore. Policia ende po vijon që të hetojë ngjarjen e plotë.