Shikues të nderuar emisionion e parë “N’shpi te…” për vitin 2021 do ta realizojmë në fshatin Xhepçishtë të komunës së Tetovës.
Kemi ardhur te biznesmeni i suksesshëm dhe i guximshëm, motoja e të cilit është “Gjëra të pa arritshme nuk ekzistojnë”.
Mysafiri ynë 17 vite ka punuar në Zvicër, pastaj në fillim të viteve të 90-ta ka braktisur shtetin helvetik dhe është kthyer në vendlindje për të hapur firmë private, e cila sot është e përmasave europiane.
Bëhet fjalë për z. Shefki Idrizi, pronar i kompanisë Renova, i cili na ka mirëpritur në zyrën e tij.