Ballina Bota Spanjë – Tërmet në Granada të Andaluzisë, më i forti që nga...

Spanjë – Tërmet në Granada të Andaluzisë, më i forti që nga viti 2010, dëmtoi çatitë dhe supermarketet (VIDEO+FOTO)

SPANJA është  g o d i t u r  nga një tërmet me magnitudë 4.4  ballë duke shënuar tërmetin e dhjetë në rajonin e Granadës që nga e mërkura e kaluar.

Sipas Institutit Kombëtar Gjeografik (IGN), tërmeti kishte një intensitet prej 4.4 ballësh të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej pesë kilometrash në Santa Fe.

Sipas shtypit vendor ky ishte tërmeti më i fortë në Granada që nga viti 2010 dhe ka dëmtuar çatitë dhe supermarketet.


Ishte tërmeti i dytë më e fortë në tridhjetë vitet e fundit dhe është tejkaluar vetëm nga tërmeti prej 6.2 gradë në Nigüelas, njëmbëdhjetë vjet më parë.

https://youtu.be/fI-EgUW_W2o