Ballina Sport Prapaskenat e aksit Milano-Londër-Paris, Eriksen dhe Dele Alli në mes

Prapaskenat e aksit Milano-Londër-Paris, Eriksen dhe Dele Alli në mes

PSG i rikthehet sërish pistës Dele Alli. Mauricio Pochettino e njeh shumë mirë mesfushorin ofensiv, me të ka punuar te Tottenham, dhe e do tek ekipi i tij. L’Equipe raporton se trajneri argjentinas i ka kërkuar drejtuesve t’ia sjellin lojtarin.

24-vjeçari nuk ka një raport të mirë me Jose Mourinhon dhe këtë sezon numëron vetëm 75 minuta aktivizim në kampionat. Kampionët e Francës po punojnë për ta marrë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.


Lojtari ka miratuar transferimin në Ligue 1, por gjithçka varet nga… Christian Eriksen. Spurs po punon për të rikthyer danezin në Londër dhe Mourinho e sheh si zëvendësuesin perfekt të Dele Alli. Tottenham e do Eriksen në huazim.

Nga ana tjetër, Interi kërkon që rroga e fantazistit viking të mbulohet plotësisht nga klubi anglez. Për momentin nuk ka akord, çka do të sillte dhe bashkimin e Dele Alli me Pochettinon, por bisedimet vazhdojnë. /abcnews.al