Ballina Showbiz Ia mori jetën babai, VIP-at të përlotur për shuarjen e Albert Krasniqit

Ia mori jetën babai, VIP-at të përlotur për shuarjen e Albert Krasniqit

V r a s j a  e biznesmenit kosovar, Albert Krasniqi, i njohur ndryshe edhe si menaxher i vip-ave ka  sh o k u a r  mbarë opinionin publik një natë më parë. Burimet zyrtare për mediat kosovare bënë me dije se Alberti u  v r a  nga babai i tij në parkingun e një banese në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, në Prishtinë.

Pas bërjes publik të lajmit ka patur me dhjetëra reagime nga miqtë e tij, të cilët njihen për kontributet e tyre në skenën shqiptare.

Këngëtari kosovar Visar Shala, i njohur si Skivi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram” ka thënë se Alberti ishte shoku i tij më i mirë dhe besnik që ka pasur ndonjëherë.

“Buddy nuk po m’bësohet që shkove. Pse kaq herët? Pse? Në momentet më të mira e më të këqija gjithmonë ke qenë aty për mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik që e kom pas najher n’jetë. U prefsh ne paqe ”, ka shkruar ai.

Ngushëllime për  v d e k j e n  e Krasniqirt ka shprehur edhe këngëtari Ermal Fejzullahu.

“Të qoftë i lehtë dheu jarani jem, R I P Albert Krasniqi”, ka shkruar Ermal Fejzullahu derisa ka publikuar një foto me të ndjerin.

Edhe bateristi Patris Berisha ka shkruar disa fjalë prekëse për  v d e k j e n  e të riut, Albert Krasniqi. Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ me disa fjalë ka shprehur mërzinë për  v d e k j e n  e shokut të tij.

“Ahhhh bre Albert …Pusho i qetë o bruda jem!”, ka shkruar Berisha.

Në ndërkohë menaxheri i këngëtarëve Ledri dhe Kida, Enis Fetahu, ka shkruar “jetë e poshtër”, në statusin e tij në “Facebook” derisa ka postuar edhe një fotografi me  v i k t i m ë n.

Ndërsa moderatori dhe miku i tij, Visar Kalludra përmes një postimi në Facebook, Kalludra ka thënë se nuk po mundet me besu dhe se nuk po mundet me gjet fjalë ta përshkruaj dhimbjen.

“A bre daja jem nuk po m’besohet qe na le vet, të kom pas si vlla… shumë ron shumë. Nuk po më besohet kurgjo e shumë sene po me sillen në kry. Jeta paska edhe ksi momente të randa e të pabesueshme. Zoti të mëshiroftë vllau jem, na jemi qenie të dobëta dhe s’po muj me gjete fjalë me përshkru dhimten që nuk je ma në mesin tone”, ka shkruar Kalludra.

Edhe ngushëllimi i reperit Stresi nuk ka munguar. Ai e ka kujtuar me një postim në Instagram duke shkruar fjalë prekëse. “Kush te ka njoft t’ka dasht, me deshte dhe të deshta Albert ! Kjo bote është e flliqt shihemi ne botën tjetër. Zoti Është i Madh”, ka shkruar reperi.

Albert Krasniqi dyshohet se u  v r a  nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

I ati i Albert Krasniqit tashmë ndodhet pas hekurave, ndërsa i është  k o n f i s k u a r  a r m a  që dyshohet se është përdorur për këtë ngjarje.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte  b a sh k ë sh o r t i  i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që  l i dh j a  e tyre  m a r t e s o r e  përfundoi disa ditë më parë. Nga  m a r t e s a  e tyre ata kanë edhe një vajzë.