Ballina Aktualitet VIDEO/Enver Hoxhaj për debatin: Në ora 2 të natës me u zgju,...

VIDEO/Enver Hoxhaj për debatin: Në ora 2 të natës me u zgju, ashtu me pizhama, Albin Kurtin e shti në xhep

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka qëndruar në Malishëve, ku ka takuar qindra të rinj të cilët iu kanë bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga Malisheva, Hoxhaj ka folur për planin që partia që ai e udhëheqë e ka për qeverisjen e ardhshme, planin e rimëkëmbjes së shtetit. Duke shpalosur programin veç e veç për secilin problem që Kosova e ka, përfshirë ekonominë, shëndetësinë, arsimin, politikën e jashtme e të brendshme, Hoxhaj sërish ka përmendur refuzimin që lideri I VV-së Albin Kurti ia ka bërë për debate.

Hoxhaj, ka thënë se duke e pasur parasyshë Albin Kurti se cfarë programi ka PDK-ja, ai po fshihet dhe po i ikën debatit.

“PDK, duke e pasur një program të qartë për rimëkëmbjen e shtetit, përfshirë shëndetësinë, sundimin e ligjit, ekonominë, arsimin e politikën e jashtme, e kam ftuar Albin Kurtin që të dalë në përballje me mua në debat, sepse ne jemi vend demokratik, kështu funksionon demokracia. Por, Albini po fshihet, Albini po i ikë debatit sepse ai e di që për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim e për ekonomi, edhe me më zgju në ora 2 të natës, ashtu me pizhama, Albin Kurtin e shti në xhep për këto tema.”ka thënë Hoxhaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews