Mjeku infeksionist Genc Stroni është shprehur se edhe në Shqipëri ka raste të personave të prekur me variantin e ri të COVID-19.
Ai shprehet se nuk ka mundësi që Shqipëria të ketë shpëtuar nga ky varian i ri, ndërsa shtoi se ende nuk është kapur një rast i tillë që të konfirmohet.
“Deri tani nuk ka pasur asnjë rast me mutacionin e ri të Covid, nuk është kapur ndonjë i tillë. Unë jam i bindur edhe tek ne është.
Nuk ka mundësi që ne kemi shpëtuar, kur kemi pasur kontakte me vendet që kanë raste të këtij mutacioni. Mendoj se ende nuk është kapur një rast i tillë”, tha mjeku Stroni.
Sa i përket shtimit të rasteve në javën e fundit, mjeku tha se shkak për këtë është bërë neglizhenca e zbatimit të masave.
Vendi më i afërt me Shqipërinë që ka konfirmuar raste të variantit Covid-19 është Kosova.