Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, se në 24 orët e fundit janë kryer 2291 teste dhe janë regjistruar 350 raste të reja me Kovid-19 në:
Shkup – 180, Kavadar – 24, Veles – 19, Kumanovë – 14, Tetovë – 14, Gjevgjeli – 12, Ohër – 8, nga 7 në Gostivar, Strumicë dhe Dellçevë, nga 6 në Prilep, Strugë, Koçanë, Negotinë dhe Radovish, nga 5 në Shtip dhe Demir Kapi, nga 3 në Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë, nga 2 në Manastir, Berovë dhe Demir Hisar, nga 1 në Kërçovë, Dibër, Resnjë, Probishtip, Vinicë dhe Kratovë.
266 pacientë të shëruar nga:
Shkup – 152, Kavadar – 17, Kumanovë – 12, Veles – 11, Resnjë – 8, Negotinë dhe Shtip – nga 7, Prilep – 6, Strumica dhe Kërçova – nga 5, Tetova dhe Koçani – nga 4, Gjevgjelia, Manastiri, Berova dhe Kratova – nga 3, Gostivar, Demir Kapi, Dibër, Probishtip, Vinicë dhe Bogdanci – nga 2, Dellçevë, Kriva Pallankë, Makedonski Brod dhe Pehçevë – nga 1.
Janë regjistruar 20 viktima, nga të cilët 14 janë nga Klinika Zhan Mitrev dhe kanë ndërruar jetë në periudhën nga 04.01-30.01.2021. Dje humbën jetën 6 persona.
Viktimat janë: 12 pacientë nga Shkupi (59,61,62,62,66,66,68,71,74,75,80,83) , dy nga Struga (69,76) dhe nga një viktimë raportohen nga Vinica (63), Strumica ( 67), Kavadari (35), Krusheva (69), Probishtipi (73) dhe Radovishi (56).
Të gjithë pacientët ndërruan jetë në spital.