Ballina Aktualitet VIDEO/KAMBERI FLET SHQIP NË KUVENDIN E SERBISË: GJYKATA KA LEGALIZUAR TERMIN O...

VIDEO/KAMBERI FLET SHQIP NË KUVENDIN E SERBISË: GJYKATA KA LEGALIZUAR TERMIN O F E N D U E S “ŠIPTARI”

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi dje ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të këtij Kuvendi.

Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daciq, Kamberi vazhdoi të ngris zërin shqip ndaj vendimit të  Gj y k a t ë s  së Lartë në Beograd që ka  r e f u z u a r  ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për  d i s k r i m i n i m,  f y e r j e  dhe gjuhë të  u rr e j t j e s  ndaj shqiptarëve.

Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

“Gjykata e Lartë në Beograd ka  r e f u z u a r  ta shpallë  f a j t o r  Ministrin Aleksandër Vulin për  d i s k r i m i n i m, f y e r j e  dhe gjuhë të  u rr e j t j e s  ndaj shqiptarëve. Për  gj y k a t ë n  e lartë nuk vlenë më as vendimi i  Gj y k a t ë s  së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati  s a n k s i o n u a r  përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë  u rr e j t j e. Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, f y e s  dhe shkelje e  L i gj i t  për Ndalimin e  D i s k r i m i n i m i t. Siç dihet, ish-zëdhënësi i Mira Markoviqit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçiqit, përdor vazhdimisht terminologjinë  f y e s e “šiptar” në vend të terminologjisë zyrtare dhe  l i gj o r e  në Serbi: “albanac”. Tashmë me vendim të  gj y k a t ë s  së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo Albanac”, ka thënë ai./21Media

https://youtu.be/0tTEZo4duaY