“Ne vërtetuam se nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë kur bashkohemi dhe ecim të vendosur”.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një reagim në llogarinë e tij në Twitter, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka numëruar mbi 90 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Kurti, partia e të cilit po prin bindshëm në këto zgjedhje me mbi 45 për qind, ka thënë se zemra e tij është e mbushur plot shpresë, njofton Klan Kosova.
“Zgjedhjet u kthyen në referendum dhe fitore”.
“Sonte zemrat tona janë plot shpresë dhe vështrimet tona janë vendosur pak ma lart”.
“Ne vërtetuam se nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë kur bashkohemi dhe ecim të vendosur”.
“Faleminderit të gjithëve që e bëtë të mundur këtë”.
Për t’u informuar më shumë rreth rezultateve të zgjedhjeve, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://youtu.be/xDSSJdL6QqY
https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsP83iCKmqjqSzx_bCIDu8W