Ballina Aktualitet Përse mos kthehet Vjosa në LDK? Një ide dhe 2 skenarë për...

Përse mos kthehet Vjosa në LDK? Një ide dhe 2 skenarë për Presidentin, Vetëvendosja u dyfishua (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e madhe e zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Kosovë. Partia e drejtuar nga Albin Kurti brenda më pak se 2 viteve dyfishoi rezultatin e zgjedhjeve.

Gazetarja e emisionit “Ballkan” në ABC, Linda Karadaku bëri një analizë të shifrave mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” përballë gazetarit Endri Xhafo.

E ndërsa sytë janë nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e qeverisë, pyetja që shtrohet është se cfarë do të ndodhë me LDK-në, pasi Isa Mustafa u dorëhoq.

Përse mos kthehet Vjosa Osmani në LDK? Dhe nëse partinë do ta marrë aleatja e Kurtit, do të siguronte votat për presidente, 2/3.

“Kjo ka qenë një ide që LDK duhet të rikthejë Vjosën dhe t’i japë votën për t’u bërë presidente. Unë nuk e shoh që të ndodhë kjo. Nuk do të mund ta shfajësoj Vjosën dhe kontributin në humbjen dramatike të LDK-së.

Duhet të kalojë një kohë të shërohet kjo plagë e LDK-së dhe të shihet cfarë do të ndodhë. Mund të ndodhë që LDK të përgatitet për një Kuvend të ri zgjedhor, për të rikthyer partinë në binar” tha gazetarja.

E nëse nuk ndodh ky skenar, pyetja është se me kë parti do të bënte pakt Albin Kurti, që Vjosa Osmani të drejtonte shtetin?

“Përveç LDK-së dhe NISMA jashtë parlamentit, besoj që të tjerët janë mundësi reale në tavolinë, AAK e para, por nuk do të përjashtoja as PDK, flas për cështjen e presidentit” tha Linda Karadaku./ db/ Abcnews.al