Ballina Bota Pamjet nga tërmeti i fuqishëm në Iran (VIDEO+FOTO)

Pamjet nga tërmeti i fuqishëm në Iran (VIDEO+FOTO)

Një tërmet me fuqi 5.6 të Rihterit  g o d i t i  Iranin jugperëndimor pranë qytetit Sisakht të mërkurën në mbrëmje.

Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 10 vetë u lënduan, tha televizioni shtetëror.

“Njerëzit në Sisakht dhe qytetin e Yasuj lanë shtëpitë e tyre në  p a n i k. Uji dhe energjia elektrike janë ndërprerë në Sisakht”, ka thënë për mediat një zyrtar lokal në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad.

https://youtu.be/Sse0hGnCwp0

“Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat janë dërguar në zonë. Deri më tani 10 persona janë të lënduar”.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se tërmeti, i ndjerë në disa qytete në rajon, goditi në një thellësi prej 10 kilometrash (6 milje) në 10:05 pasdite.

“Ende nuk ka raporte të viktimave”, tha IRNA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews