Jose Mourinho është një mjeshtër i fjalës. Tottenham nuk ka pasur një ecuri të mirë kohët e fundit në kampionat, teksa mbrëmjen e kaluar triumfoi 1-4 përballë Wolfsberger, rezultat që hipoketon kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Europa League.
Të dielën është radha për t’u ndeshur jashtë fushe me West Ham, ekip që po kalon një formë të shkëlqyer dhe renditet sipër Tottenham. Në konferencën e zakonshme për shtypin, “Special One” ka një apel për ekipin e tij.
“Skuadër e veçantë është ajo që fiton shumë ndeshje. Ne trajnerët jemi të mirë ose të këqinj në varësi të mënyrës së si luajnë lojtarët tanë. Ne varemi shumë prej tyre.
Të vetmit që janë përgjegjës për karrierat tona janë ata që zbresin në fushën e blertë. Uroj që djemtë e mia të luajnë mirë këtë fundjavë dhe të më bëjnë të dukem bukur“, deklaroi Mourinho. /abcnews.al