Sot nis regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa fillimisht do të regjistrohen qytetarët që jetojnë jashtë vendit, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre, të b u r g o s u r i t dhe të pastrehët.
Drejtoria e Entit Shtetërorë për Statistika njoftoi se vetëregjistrimi do të zhvillohet përmes ueb aplikacionit, i cili, sipas ESHS-së, është lehtë i qasshëm dhe i thjeshtë. Qytetarët duhet të futen vetëm me adresën e tyre të postës elektronike. Do të jetë i arritshëm vetëm nga jashtë dhe siguria e të dhënave personale është e garantuar.
Rekomandohet të përdoren të gjitha kontaktet me shoqatat e qytetarëve, shoqatat fetare, shoqatat e studentëve, në mënyrë që të regjistrohen sa më shumë qytetarë të Maqedonisë Veriore që qëndrojnë jashtë vendit. Qëllimi i këtij aktiviteti është marrja e të dhënave për personat që kanë lëvizur, si dhe struktura e tyre demografike, arsimore dhe ekonomike-sociale, nga janë zhvendosur dhe në cilën periudhë.
“Këto të dhëna kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për analizën dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave për të parandaluar ose të paktën zvogëluar valën e emigracionit dhe për të planifikuar politikat e zhvillimit që do të sigurojnë kushte për kthimin e tyre në atdhe”, theksoi drejtori i ESHS, Apostoll Simosvski.
Vetë-regjistrimi nënkupton plotësim të aplikacionit të regjistrimit nga ana e vetë personit i cili është njësi e regjistrimit.
Të dhënat për familjen i jep njëri prej anëtarëve të rritur të familjes i cili ka njohuri për të dhënat, ndërsa për fëmijët deri në 15 vjeç, njëri prej prindërve ose kujdestari.
Personi i cili i jep përgjigjet e Regjistrimit është i detyruar të japë të dhëna të sakta dhe të plota për të gjitha pyetjet.
Të dhënat gjatë vetëregjistrimit do të regjistrohen sipas situatës në 31 mars të vitit 2021 në ora 24:00, gjegjësisht në mesnatë, midis 31 marsit dhe 1 prillit të vitit 2021.
Numrat e telefonit për kontakt për informacione për Regjistrim 2021 pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme:
075 268 732 (linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)
075 268 734 (linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)
075 268 745 (linjë e rregullt, Viber, WhatsApp)
Regjistrimi i popullatës, familjeve dhe banesave në Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zbatohet në periudhën nga 1 deri më 21 prill të vitit 2021.