Ballina Kronika Makina “fluturon” nga rruga, tre të rinj nga Dobërdolli i Gostivarit bëhen...

Makina “fluturon” nga rruga, tre të rinj nga Dobërdolli i Gostivarit bëhen për S P I T A L

Më datë 28.2.2021, në ora 17 e 55, në SPB të Tetovës është raportuar se në rrugën regjionale Gostivar – Gradec, në hyrje të Vrapçishtit, kishte dalë nga rruga një makinë e tipit Seat, me targa të Shkupit, e drejtuar nga 24-vjeçari me inicialet M.Xh., nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Në këtë aksident u dëmtua rëndë personi me inicialet M.A. (23 vjeç), nga Dobërdolli, kurse dëmtime pësuan edhe shoferi dhe një person i moshës 16 vjeçe, u konstatua në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

Hetime në vend të ngjarjes kreu një ekip i uniformave blu të Gostivarit, njofton MPB, transmeton Tetova News.

Bonus Video:

@tn.lajmelokale
@tetovanews