Hoteli i parë hapësinor ka filluar nga ndërtimi.
CNN shkruan se kompania kaliforniane Fondacioni Gateway dhe Orbital Assembly Corporation kanë vendosur që të ndërtojnë hotelin e parë në botë që do të fluturojë sipër Tokës.
Data e planifikuar për mbarimin e hotelit së ndërtuari do të jetë viti 2027.
Hoteli do të quhet Stacioni Von Braun është një koncept i ‘çuditshëm’ i një hoteli.
Ai do të jetë i përbërë nga 24 ndarje dhe do të ketë formën e një rrote të madhe.
Modelin për këtë hotel e ka dhënë ish-piloti John Blincow, i cili drejton kompanitë që do e ndërtojnë.
“Ne po përpiqemi ta bëjmë publikun të kuptojë se kjo epokë e artë e udhëtimit në hapësirë është afër. Po vjen. Po vjen shpejt”, tha Blincow.