Ballina Aktualitet (VIDEO) ALBIN KURTI THIRRJE MËRGATËS SHQIPTARE TË MAQEDONISË SË VERIUT: REGJISTROHUNI! (VIDEO)

(VIDEO) ALBIN KURTI THIRRJE MËRGATËS SHQIPTARE TË MAQEDONISË SË VERIUT: REGJISTROHUNI! (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të maqedonisë së veriut që jetojnë jashtë vendit, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Në mesazhin e tij, Kurti fton mërgatën shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të mos e lëshojnë këtë mundësi dhe të regjistrohen, pasi sipas tij, në këtë regjistrim do të përcaktohet pesha e shqiptarëve në Repuplikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, duke u bazuar në Kushtetutën e vendit, regjistrimi i çdo qytetari do të diktojë shifrat e ndarjes së buxhetit dhe në punësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

ALBIN KURTI, KRYETAR I VV-SË

“Meqë edhe me kushtetutën aktuale të drejtat politike të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm. Kjo do të thotë, se te përfaqësimi politik, investimet kapitale, punësimet, shpërndarja e buxhetit, subvencionet për bujqit, bursat për nxënësit dhe studentët, donacionet për komunat, e të tjerat varen pikërisht nga numri i qytetarëve të dy komuniteteve shtetformuese të Maqedonisë së Veriut”.

Sipas Kurtit çdo individ është i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm dhe çdo individ duhet të regjistrohet. Në mesazhin e tij drejtuar mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kurti i ka kujtuar atyre se i nevojiten vetëm 10 minuta kuhë për ta kryer këtë operacion.

ALBIN KURTI, KRYETAR I VV-SË

“Shqiptarët janë popull i lidhur për shtëpinë, truallin dhe vendin e vet. Nga të dhënat zyrtare të Bankës Popullore të RMV-së remitancat e mërgatës arrijnë deri në 2 miliardë euro në vit. Ne e dimë se pjesa dërmuese e këtyre parave vjen nga shqiptarët”.

Kurti gjithashtu thotë se qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje që ndodhen në shtete të tjera, do të vendosen në shërbim të shqiptarëve shtetas të RMV-së, nëse kanë nevojë për ndihmë gjatë regjistrimit.

Regjistrimi i diasporës do të zgjasë deri më 21 prill. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave deri në mëngjesin e 17 marsitm janë vetëregjistruar 71 mijë e 503 persona që jetojnë jashtë RMV-së. /SHENJA/

https://youtu.be/yYMHsSjxPZw