Sot është një ditë zie për këngëtarin e njohur Ledri Vula. Ai ka humbur gjyshin e tij nga ana e nënës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë nëna e reperit, përmes një postimi në rrjetet sociale që ia dedikon babait të saj.
Xheraldina Vula ka publikuar një foto të babait të saj dhe bashkëngjitur shkruan: “Baba jem i miri, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi.”
Reperi i njohur Ledri Vula kishte një raport shumë të veçantë me gjyshin e tij dhe shpeshherë shpërndante foto me të në rrjetet sociale.
Kohët e fundit ai kishte postuar një video ku gjyshi i tij kërcente me këngët e Ledrit. Ky i fundit ka publikuar një foto në prehrin e gjyshit të tij ku shkruan: “kurr ma ne prehnin tond gjysh”.