Ballina Shëndeti Këshilla Si të silleni me njerëzit që fusin hundët në jetën tuaj

Si të silleni me njerëzit që fusin hundët në jetën tuaj

Të gjithëve na ndodh që në jetën tonë të ndërhyjnë të tjerët, duke komentuar vendimet tona dhe duke u munduar të na ndryshojnë pikëpamjet. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa metoda sesi mund të silleni me këta njerëz.

1. Mundohuni të shihni qëllimet e tyre

Ndonjëherë njerëzit kanë qëllime të mira, por mënyra sesi ata i thonë gjërat tingëllon keqë. Mundohuni të bëni një hap prapa dhe të vlerësoni nëse ata vërtet e kanë për të mirën tuaj.

2. Bëni të qarta kufijtë

Përdorni deklarata pohuese “Unë” për të thënë se nuk doni ta vazhdoni këtë temë, për shembull: “Unë nuk dua të flas për rrogën time”. Mësoni të thoni jo dhe ta dini se nuk keni pse jepni asnjë shpjegim për vendimin tuaj. Është gjithashtu e rëndësishme që të mbroni gjërat tuaja. Për shembull, mos e lini telefonin tuaj hapur ose llogarinë tuaj Facebook të jetë hapur në një kompjuter të përbashkët. Në këtë mënyrë askush nuk do mund të ketë qasje në informacionet tuaja, informon abcnews.al.

3. Mos e merrni personale

Ju mund të kontrolloni atë që bëni, por nuk mund të kontrolloni atë që të tjerët bëjnë. Gjithmonë, nëse dikush thotë diçka mos u merrni me faktin që nuk duhej ta kishte thënë, por me arsyen pse e tha.

4. Injorojini ata

Ka disa njerëzit që nuk mund t’i shmangni dhe duhet të ruani një marrëdhënie civile, si kolegët apo fqinjët. Nëse ata përzihen në jetën tuaj, për sa kohë që nuk ju del nga kontrolli, mbase është më mirë të mos u kushtoni vëmendje atyre, informon abcnews.al.

5. Mos ndani gjëra private me ta

Informacioni juaj personal ushqen njerëzit që fusnin hundët në punët e të tjerëve. Sapo të dinë diçka për ju, do fillojnë të komentojnë ose ta vënë në dyshim. Kështu që përpiquni që gjërat tuaja private të mos i ndani e të tjerët. Për shembull, nëse dikush ju pyet pse jeni ende beqare, përgjigjuni duke i thënë: “Është e sjellshme nga ana juaj që shqetësoheni për mua”.

6. Replikoni në mënyrë të sjellshme

Është e vështirë të jesh i sjellshëm kur dikush ndërhyn në jetën tuaj private. Gjithsesi, duhet të ruani qetësinë dhe të replikoni në mënyrë të sjellshme. Për shembull, mund t’i përgjigjeni duke i thënë: “Nuk e kuptoj pse interesoheni kaq shumë për jetën time. Ka ndonjë arsye për këtë?”. Kjo mund t’i bëjë ata të gjendjen në një situatë të vështirë, informon abcnews.al.

7. Minimizoni kohën tuaj me ta

Mënyra më e thjeshtë për t’u marrë me një person që fut hundët në punët tuaja është të zvogëloni ndërveprimet tuaja me ta. Thjesht sigurohuni që të kaloni sa më pak kohë me ta.

8. Bëni devijimin për të ndryshuar temën

Gënjeshtra, më vonë mund të sjellë telashe, kështu që një nga mënyrat më të mira për të shmangur përgjigjet e pyetjeve thumbuese është të ndryshoni temën. Nëse dikush ju pyet për diçka dhe ju vë në siklet, përpiquni të zhvendosni fokusin në mënyrë që të mos përgjigjeni, sugjeron abcnews.al. Nëse dikush ju pyet “pse nuk keni fëmijë”, mund t’i përgjigjeni duke i thënë: Mbaj mend se ke 3 fëmijë. Sa vjeç janë tani?”

9. Tregojuni atyre sesi ndiheni

Përballja me njerëzit dhe hapja e zemrës suaj ndaj tyre mund t’ju bëjë të dukeni të dobët, por mund t’ju bëjë favor të dyve. Disa njerëz mund të mendojnë se po thonë gjëra të padëmshme, pa ditur që fjalët e tyre shkaktojnë dhimbje. Nëse ata ju nënçmojnë pas rrëfimit tuaj, tregon se ata janë të pashpirt. Qëndrojuni larg!

10. Kalojeni me humor

Nëse preferoni që gjërat të jenë të qeta, përdorni humor. Ndërhyrësi mund të mos e kuptojë ose ta injorojë atë plotësisht, por të paktën mund të qeshësh për të. Nëse ju pyesin: “ Apo shikoni ndonjë?” ju mund t’i përgjigjeni duke i thënë: “Po shoh atë byrekun atje, duket shumë i shijshëm”./e.b-abcnews.al

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews