Kancelaria Angela Merkel ka shfuqizuar vendimin e saj për një bllokim total gjatë Pashkëve, këtë të mërkurë.
Lajmi i minutave të fundit, raportuar nga BILD shkruan se vendimi u mor gjatë samitit me udhëheqësit e Landeve.
Teksa kërkoi falje, ajo mori vendimin e papritur për heqjen e bllokimit. Gjithçka vjen pas kritikave të ashpra që erdhën ën adresën e saj, pas kufizimeve, të cilat qytetarët i kanë konsideruar si të rrepta.
“Ishte një gabim dhe gabimet duhet të korrigjohen me kohë. Unë marr përgjegjësinë për gabimin tim, dhe dua t’i kërkoj falje vendit,”- tha kancelaria.
Më pas shtoi, “Ta themi troç: Ideja e një bllokimi total për Pashkën u hartua me qëllimet më të mira. Sepse ne absolutisht duhet të arrijmë të ngadalësojmë dhe të përmbysim valën e tretë të pandemisë.
Sidoqoftë, ideja e të ashtuquajturës pushimi i Pashkëve ishte me probleme, kishte arsyet e veta të mira, por nuk mund të zbatohej mjaft mirë në kohën e shkurtër në dispozicion.
Nëse mund të zbatohet fare në një mënyrë të tillë që kostoja dhe përfitimi të jenë në një marrëdhënie të ndjeshme në gjysmë të rrugës”,- përfundoi ajo.
https://youtu.be/qoQOUISbdks