Turqia raportoi 39.302 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 1.401 pacientë simptomatikë, dhe 152 vdekje të tjera.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 3.317.182 milionë, kurse numri i të vdekurve në 31.537, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Rreth 19.193 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3.014.226.
Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 2.082, treguan shifrat e fundit. Mbi 38,57 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 240.012 gjatë ditës së kaluar./AA