Dy ekspertë që kanë trajtuar pacientë, por njëkohësisht janë kërkues të strategjive të reja kundër sëmundjeve kardiovaskulare në dy shkrime të botuara në “Circulation”, revista kryesore e Shoqatës Amerikane të Zemrës kanë zbuluar se si do të jetë ndikimi i Covid-19 në vitet e ardhshme.
Robert M. Califf, ish-komisioner i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe Nanette K. Wenger, drejtoreshë e rasteve kardiologjike dhe laboratorit të elektrokardiografisë ambulatore në Spitalin Grady Memory në Atlanta kanë bërë thirrje për veprim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës për të shmangur rritjen dramatike të problemeve shëndetësore kronike, veçanërisht sëmundjet kardiometabolike, të cilat priten si rezultat i Covid-19.
Califf ka shkruar se 3 nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes në Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me sëmundjen kardiometabolike, përkatësisht goditjen në tru, diabetin e tipit 2 dhe çrregullimet kardiovaskulare. Sipas specialistit, ndryshimet janë të nevojshme në sistemin shëndetësore që përfshijnë kujdesin shëndetësor universal dhe ndarjen më të mirë të të dhënave shëndetësore.
Sipas ekspetit qëllimi është krijimi i protokolleve më efektive, programeve të parandalimit dhe trajtimit për të gjithë shoqërinë.
“Sëmundjet kronike duhet të monitorohen në kohë reale, duke përdorur praktika të shpejta të dhënash të ngjashme me ato që përdoren për të ndjekur rastet e Covid-19, shtrimet në spital dhe vdekjet”, shkruan ai.
Më tej Califf tregon se është e rëndësishm3 që t’i kushtohet rëndësi “Operacionit Warp Evidence” një infrastrukturë e shpejtë e provës klinike që vlerëson rreziqet dhe përfitimet e terapive të reja kundrejt atyre ekzistuese për sëmundjet kronike.
Eksperti shton se parandalimi, trajtimi dhe rezultatet do të përmirësohen ndjeshëm në këtë mënyrë.
Ndërsa argumentet e propozuara në artikullin e Nanette K. Wenger, përqendrohet në tre pandemitë e njëkohshme të përjetuara nga njerëzit, virusi Covid-19,rënia ekonomike dhe padrejtësitë shoqërore.Ajo shkruan se Covid-19 ka amplifikuar pabarazitë sociale dhe shëndetësore. Të dhënat kanë treguar se miliona njerëz kanë humbur punën e tyre dhe çdo aspekt i kërkimeve shkencore dhe ilaçeve është ndryshuar, duke përfshirë kujdesin klinik.
“Shumë përmirësime në trajtimin e sëmundjes akute koronare të zemrës dhe goditjes në tru gjatë pesë dekadave të fundit janë komprometuar pasi pacientët janë vetë-karantinuar për të shmangur dhomën e urgjencës dhe ngjitjen e mundshme. Më në fund, padrejtësia shoqërore ka rezultuar në vdekje disproporcionale të koronavirusit të anëtarëve të komuniteteve afrikano-amerikane, hispanike, latine dhe indiane amerikane”, shkruan ekspertja.
Sipas Wenger, konvergjenca e të gjitha këtyre problemeve dhe ndikimi i tyre në sëmundjet e zemrës ofron mundësi unike për transformim në mjekësinë kardiovaskulare, kujdesin klinik dhe kërkimin por këto duhen bërë sa më parë.
“Ne duhet të jemi të përqendruar dhe fleksibël gjatë kësaj periudhe për të maksimizuar inovacionin e shkencës kundrejt sëmundjeve dhe për të arritur barazi për të gjithë”, shkruan më tej Wenger.(Il Giornale, Gazeta “Si”)