Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur në një intervistë për mediat vendase rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen më 25 prill. Duke u bërë presidenti i parë serb që flet për zgjedhjet në vendin tonë, ka thënë se po i ndjek sondazhet, ku sipas tij kundërshtarët politikë janë me nga 2% larg.
“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik dhe dallimi është rreth 2% dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3%” – ka thënë Vuçiç.
Sipas asaj që pretendon Vuçiç, pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Vuçiç, ata flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.
“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon” – ka thënë Vuçiç.
Vuçiç ndër të tjera ka folur rreth letrës të shumë diskutuar ditët e fundit, “non-paper” që pretendohet se ishte dorëzuar në Bruksel presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, nga kryeministri slloven Janez Jansha, e sipas të cilit parashihet që Republika Srpska t’i bashkëngjitet Serbisë, kurse Kosova Shqipërisë.
Vuçiç në intervistën e dhënë për emisionin “Fokus” në B92, tha se nuk e ka parë një letër të tillë ndërsa më pas foli për qëndrimin e Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë dhe komuniteti ndërkombëtar.
“Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës”, – tha Vuçiç.