Spitali rajonal Memorial i Fierit u inaugurua sot, pas një punë intensive disa mujore, nga ekipi turk dhe shqiptar.
President i Turqisë, Tayyip Erdogan e quajti këtë spital, spitalin e miqësisë mes dy vendeve. “Uroj që ky spital i miqësisë Turqi-Shqipëri, duke qenë shenjë e re për miqësinë mes dy vendeve, dëshiroj nga zemra që të sjellë dobi dhe sa më shumë shërim për vëllezërit tanë shqiptar.
https://youtu.be/ZcpGXvsypp4
Ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur familjen gjatë pandemisë, uroj shërim për të gjithë të shëruarit në spital. Një falenderim i veçantë për kompaninë kontraktuese. Uroj që ky spital t’i shërbejë të gjithë komunitetit”.
Erdogan, në fjalën e tij, premtoi partneritet të vazhdueshëm me vendin tonë. “Turqia me këto mundësi, do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë”.
Spitali, i cili do ketë një ekip turko-shqiptar, pritet të presë pacientët e parë së shpejti.